Datë e ditë të njejta. Është vetëm moti ai i cili ka forcën ta bën trupin të ndjesh ndryshim temperaturash.
Lexoj një intervistë të një shkencëtari (gjerman) të shkencave të komunikimit. Thotë Oliver Quiring: Njerëzit gati përmbyten nga lajmet negative. Ekziston gjithmonë presioni për të prodhuar diçka të re, edhe te mediet. Ajo që përpara shprehej në takimet e përhershme në klube e pijetore tani thuhet në publik dhe jo vetëm thuhet, por depozitohet edhe si tekst. Këtu ndoshta i duhet kushtuar vëmendje faktit nëse lajmet vijnë nga burime serioze dhe të konsoliduara.
Si ajo puna e temperaturave.
Prandaj më së miri të kërkohet hija. Dhe me këtë edhe qetësia.