Një ditë para pushimi. Dmth. një ditë para se të lëvizësh prej dikund dhe të shkosh dikund tjetër. Të lëshosh një vend dmth. të mos jesh i vetëdijshëm që me vete merr edhe atë vend. Në qenien tënde, pikëshikimin tënd, ëndërrat, shpresat, makthet…
S’ka vend as kohë për pritje. Çdo gjë duhet bërë gadi. Për një nisje që dmth. shkëputje. Vetëm fizike. Çdo udhëtim ka diçka në vete që quhet edhe paparashikim.
Të jetë e drejtë ajo dëshira që sidomos gjermanikët ta dëshirojnë para një pushimi: kthehu shëndosh e mirë, të dëshiroj kthim të shëndosh e të mirë në shtëpi…