E hëna e parë. Mendoj në ëndërrat që kam parë tërë natën dhe asnjë s’më kujtohet. Vetëm ca fytyra njerëzish që njoh nga puna e jeta më shfaqen vetimthi. Por s’ua lidhi dot fillin. Pse, si e ku i kam parë ata apo veten me ta s’më kujtohet. Duhet të jetë kapja e detit, ajri, vapa…ato që ndërrojnë kiminë e trupit dhe trurit. Një diell që ngroh dhe huton. S’mjafton asgjë ta zbusë- as uji i kthjellët i cili sot s’guxon e s’mundet as të rezistojë.
Rëra e badhë mezi shkelet me këmbë.
Peshqit që të hutuar përzihen me këmbët e notuesve të rrallë. Fëmijët që njëri tjetrin shohin nga largë kur ecin edhe dhjetë e njëzet metra në ujë pa sharruar në thellësitë e tij. Duhet të jetë kjo qetësi e këtij ishulli ajo që tërheq këta pak pushues të ndjehen jashta botës.
Duhet të sillem ashtu.
Një zgjuarje (e zakonshme?) në pesë të mëngjesit. Dhe vazhdim i pazakonshëm i gjumit deri në 8:00.
Një lidhje prej gjysmë ore me botën (përmes internetit).
Një ditë e gjatë në plazh. Drekë. Siesta. Plazh.
Darkë. Lidhje me intenet. Është 1 Gusht dhe me 1 Gusht vjen Saras-i i ri nga Tirana. E shkarkoj dhe lexoj pa rreshtur në të. Ka plot gjëra që më bëjnë t’i gëlltis, edhe më shumë t’i sodis dhe më së paku t’i kaloj pa i lexuar. Një nga numrat më të mirë të Sarasit që kam lexuar deri më tashti. Seç po rritet kjo revistë dhe kjo, po që më gëzon pa masë. Më në fund diçka për të cilën ia vlen të pritet fundi e fillimi i një muaji. Tradita (shqiptare) më në fund vazhdon. Pas një hullie prej dekadash. Flm Alda!