Tag Archives: 28 Nëntor

30 Nëntor

Festat e fundnëntorit janë si fundi i një jete… kur për një e të vetmin çast provon të kujtosh çdo gjë që ke parë e përjetuar në fëmijëri, rini, jetë…

Pastaj pyet veten: pse?

Dhe derisa e mendon përgjigjen harron se çfarë e pyete vetveten!

28 Nëntor

Paradite

Është 28 Nëntor dhe është dita e flamurit.

Është dita e parë e Flamurit prejse Kryeministri i Shqiptarëve të Shqipërisë e kalon jashta shteti: në Berlin.

Mbrëmje

Nuk ka asgjë më të çuditshme sesa të kesh krerë kombi e Qeverie të cilët në një shtet të huaj (?) i kanë më shumë se gjysmë milioni bashkatdhetarë (shqiptarë Kosove e Shqipërie), vet udhëheqin një komb prej 5/6 milionësh (shqiptarë Kosove e Shqipërie) dhe kur qëndrojnë në shtetin e fuqishëm (Gjermani) të mos e flasin as edhe një dhe të vetmen fjalë… edhepse në të u jetojnë 10 përqind të bashkëkombasve!

Këtë e mendoj këtë mbrëmje kur shoh Edin në Berlin!