Tag Archives: Amerika

28/01

Ah, Amerika!

Mëngjesi i pazakonshëm i kësaj jave trazon (pozitivisht) në faktin që në Gazetë, miqtë dhe kolegët, Astriti dhe Ardiani kanë punuar tërë natën.

Bomba dhe “bomba” me shefin e ri të Pentagonit James N. Mattis dhe Kosovën duhet t’i ketë lënë pa gjum ata që përgjumshëm i kishin kaluar të gjitha faktet që ky kishte parashtruar për Ballkanin e Kosovën por edhe nevojën e domosdoshmërinë për themelimin e Ushtrisë së vendit të vogël, shtetit fëmi që Amerika po e rrit dhe po përkujdeset për të.

E kuptoj vuajtjen e Vlorës, Ambasadores, Çitakut, sepse duhet të ketë fjetur tepër gjatë pas takimit dhe mëpas egzaltimit me Presidentin Trump, kur në proflin e saj hedh një lajm po për të njejtin lajm… që s’është në shqip.

Dhe po, jam kurioz të shoh se si do të jenë reagimet e politikanëve shqiptarë në njërën anë dhe opinionit serb në anën tjetër.

Është e shtunë edhe ashtu.

Paradite.

Ditë dhe fundjavë e gjatë.

Me Amerikën!

Në mesditë not, pasdite takime!

8 Nëntor

Një ditë e gjatë… dhe natë e pafundme.

Njëherë në çdo katër vjet kur duhet thjesht të dëgjosh anglisht e shikosh anglisht. Anglishten amerikane.

Kur radhët e pafundme të dhjetëra amerikanëve mësyejnë drejt vendvotimeve për të zgjedhur të parin e tyre dhe deshëm e s’deshëm, na pëlqeu e s’na pëlqeu, të parin e botës.

Këso radhe kandidatët janë të çuditshëm: sepse fjala është për një të parë të botës të mundshme dhe një të parë edhe më të çuditshëm.

Hillary apo Donald… kjo është pyetja?!

7 Nëntor

Sa herë që Amerika kalon nëpër tërmete politike janë vetëm dy gjëra që më shkojnë në kokë:

Amerika e Franz Kafkës

dhe

Amerika… a do të jetë kjo perandoria e fundit e civilizimit perëndimor?