Tag Archives: Andrzej Stasiuk

11 Mars

Andrzej Stasiuk është shkrimtari polak i cili peisazhet shqiptare të Shqipërisë, nga alpet e Thethit e deri tek jugu i thellë i Qeparosë i ka përshkruar më mirë se çdo shkrimtar shqiptare prejse shkruhet shqip! Përmes Stasiuk-ut e kam kuptuar atë lidhjen, atë fijen e çuditshme të relievit, relieveve gjeografike shqiptare me shpirtin, natyrën e brendhshme të shqiptarit si qenie.

Stasiuk ka botuar një libër të ri i cili titullohet “Lindja”. Dhe në të shkruan për për udhëtimet e tij. S’e besoj që ka shkrimtar europian që shkruan më mirë për udhëtimin sesa Andrzej Stasiuk. Është një sivëlla i Bruce Chatwin.

E kam në tavolinë të punës “Der Osten” dhe e di që do më duhet kohë ta lexoj. Është nga ata librat që dua ta lexoj ngadalë. Pa u ngutur.