Tag Archives: Arte

11 Prill

Keni parë një vend në Europë i cili ka vetëm 3 linja hekurodhore dhe trena të vjetër, aq të vjetër sa nuk shkojnë më shpejtë se 30 km në orë? Po një konduktore e cila biletat e udhëtarëve i pren me gërshërë- aso të vogla, aso që janë për të prerë thonjë apo për qëndisje të vogla…

Është Shqipëria. Shqipëria Magjike. Kështu quhej një film i mrekullueshëm i ARTE i cili Shqipërinë as nuk e përqeshte as nuk e shpotiste. Përkundrazi. Me një simpati të madhe, magjike pra, përputheshin peisazhet e natyrës shqiptare me fytyrat, mikëpritjen, sjelljet dhe çka jo tjetër të një vendi siç është Shqipëria.

Një Shqipëri e cila i ngan Makondos së Marquezit.

Në dekadën e dytë të shekullit XXI një Shqipëri e cila edhe përkundër, apo pikërisht pse ka aq shumë kontradikta- duket aq “magjike” dhe magjike.