Tag Archives: Berlin

21 Dhjetor

Shoh veten në verë. Pranë, fare pranë Gedächtnis Kirche në Berlin.

Dhe shoh imazhet të cilat të martën në mbrëmje në Tregun e Krishtlindjeve duhet të kenë qenë aq të tmerrshme… Kur Kamioni i tërbuar me shoferin e çmendur mësyen drejt turmës së njerëzve.

Ec e mos e humb çdo shpresë për ratio-n e shëndoshë, ratio-n normale të qenies që i thonë njeri.

14 Maj

Udhëtimi me tren në Berlin nganjëherë din të jetë edhe një avanturë e llojit të vet. A. & A. as që mërziten për vonesën prej më shumë se 70 minutash.

Çfarë janë 70 minuta vonesë të hidhesh në pafundësinë e Qiellit mbi Berlin? Detit të dritave dhe historisë, sidomos historisë që ky Qytet bart më vete… Asgjë.