Tag Archives: Berlinale

11 Shkurt

Është ajo dita kur nuk ndihmon asgjë. As mendimet,  as ecja në malet e Degerloch-ut, as shkronjat që bëjnë fjalë. Zbraztësi, zbraztësi, zbraztësi.

Gri.

Një fund/dimër dhe prag/pranverë.

Dhe është filmi. Mundësia e vetme për të jetuar jetëra tjera me rrëfime e vuajtjej që s’kanë të bëjnë asgjë me ty.

Në mbrëmje lëshohem në Berlinale. Shumë shkurtimisht. Kur shoh tepihun e kuq. Mary Louise „Meryl“ Streep. George Clooney në Heil Ceasar. Parakalimet e tyre nëpër tepihun e kuq në Potsdamer Platz. .Prezantimet e tyre para mediave.  Shkëlqim vetmie. Vetironi deri në përsosmëri. Vetëdije për jetëshkurtësinë përballë përjetësisë. Si pararendeset/pararendësit e tyre.

Bregu i bjeshkës flet me bregun e bjeshkës. Nga çdo kohë dhe në çdo kohë.

Natë e gjatë me të njejtën ngjyrë.

Jo zi por gri.