Tag Archives: Bob Dylan

11 Dhjetor

Athua do t’i kishte dështuar zëri Patti Smith… poqese në atë sallë në Stocholm do të ishte edhe vet Bob Dylan?

M’i ngjet (gadi?) një teorie koncpiracioni kur lexoj fjalimin e mjeshtrit të madh të muzikës (po letërsisë?) dhe mësoj për shijet e tij letrare: Kipling, Shaw, Thomas Mann, Pearl Buck, Albert Camus, Hemingway… Të gjithë Nobelistë!

Kapjet e tij në Fjalimin që ia lexon Ambasadorja e Amerikës… me Shakespeare  më duken … nuk e di. S’kam fjalë t’i përshkruaj.

Sepse kam frikë a turp… t’u jap epitet!

 

 

 

13 Tetor

Nuk ishte i pari as i pesti. Në bastoret e Londrës. Fakt është: emri i tij përmendej tash e sa vite por që Bob Dylan do ta merrte sivjet Nobelin për Letërsi- këtë s’e kishte pritur askush.

Dhe tashti kur lexoj gjithë këto himne për të- s’kam si të mos konstatoj një fakt sa i turpëruar aq edhe lehtësuar: Nobelisti i parë librat e të cilit s’i kam lexuar kurrë. Por edhe Nobelisti i parë i cili më përcjell tash 30 vjet të jetës sime. Me  tinguj muzike dhe vargje lirike.

Bob Dylan poet? Po. Por para së gjithash muzikant. Artist. Performues. I thellë. Dhe: gjeni.

A gjejmë ndonjë teori konspiracioni?

Philip Roth, Kundera, Murakami, Ismaili… Asnjë prej tyre.

Të jetë vërtetë ashtu që ato gra dhe ata burra të Stockholmit thjesht kur i thonë një diçka jo edhe të rrijnë prapa asaj “jo”-je?

S’e kam idenë.

E kam vetëm një mendim: Dylan e meriton këtë çmim dhe pikë. Sepse koha që e jetojmë është kohë e keqe, kohë e pistë, kohë e shpejtë, kohë e shpifur, kohë që gllabëron me çdo gjë vetveten. Kohën.

Përfshirë edhe leximin. Librat. Letërsinë. Poezinë po se po.

Nuk dua të mos e pranoj që s’jam i pikëlluar dhe trishtuar që këtë çmim s’e mori një Kadare, Roth apo Murakami.  Duke e shtuar edhe apo sidomos “defektin” profesional- të qenmit nga e njejta “fushë”- në të cilën ka vend për të gjithë.

E me Bob Dylan pajtohemi të gjithë: edhe ata që s’lexojnë edhe ata që s’e kanë lexuar edhe ata që s’do të lexojnë!

Edhe ata që e duan Amerikën por shumë më tepër ata që e duan lirinë. Dhe Amerika e Liria janë një dhe e vetmja gjë. Së paku malli për të. Nëse është nevoja edhe lufta.

Nëse për asgjë tjetër, Akademisë këso radhe, sidomos këso radhe, duhet t’ia pranojmë këtë verdikt sepse… sepse a ka Çmim Nobel për Muzikë?

Nuk ka.

Prandaj duhet të jetë edhe hera e parë që ky Nobel do të shkojë tek një muzikant. Që ka shkruar vargje gjeniale.

Vargje që s’do t’i lexoj kurrë.

Por do të vazhdoj t’i dëgjoj.

Psh. sonte!

https://www.youtube.com/watch?v=ZtAuxH3Mglk