Tag Archives: Chatboats

12 Korrik

Një prej atyre ditëve kur nuk sheh rreth teje asgjë. Pasi ke lexuar për shprehjet “Chatboats”. Për “Army Boats”. Për “Bot” që në fakt është “Robot” dhe atë jo Robot në vizionin që e njohim nga IT e Spielbergut por atë në formën e programit në Facebook apo Twitter dhe në mënyrë automatike programon rreth 50 përqind të postimeve dhe krejt algoritmeve nëpër Internet. Analiza që e lexoj në SZ për këta robotë Software-ësh qoftë në kampanjën pro e kundër Brexit-it apo edhe në zgjedhjet për President në SHBA sjell tek konkluza që ky tren tashmë është nisur dhe kur do të mbërrijë tek ne- gjuhët, kultura, politika e periferive të vogla… është vetëm çështje muajsh.

Apo edhe ka mbërritur (Incapsula?) vetëm se ende nuk e dijmë.