Tag Archives: Cufaj

07/04

Was dein Feind nicht wissen soll, das sage deinem Freunde nicht.

Atë që armiku yt nuk duhet ta dijë, mos ia thuaj mikut tënd!

  Arthur Schopenhauer

 

14/02

Verbringe nicht die Zeit mit der Suche nach einem Hindernis. Vielleicht ist keines da.

                                                                                       Franz Kafka

22 Dhjetor

Dita e fundit para Krishtlindjeve në vendin e njëmijë e një fytyrave, njëmijë e një rrëfimeve.

Dalngadalë por për këtë më tepër se sigurt ky vend u shëndërrua në vendin e njëqind e një fytyrave, vendin e njëqind e një rrëfimeve.

Këtë ditë çdo gjë ka rënë në dhjetë: dhjetë fytyra dhe dhe dhjetë rrëfime.

E pyes veten se kur do të shëndërrohet çdo gjë në një.

Vendin e një rrëfimi, vendin e një fytyre.

14 Korrik

Një prej atyre ditëve  kur nuk pret që do të ngjajë diçka që s’do të trondisë me asgjë.

Derisa merr lajmin për vdekjen e Péter Esterházy.

E kam takuar para 10 vitesh. Një prej atyre autorëve që janë aq hungarez e poaq europianë. Dhe një njeri i cili kurrë s’e kishte hequr nga mendja sa e rrezikshme ishte mortaja (e kuqe komuniste).

Dy libra të tij i kam lexuar edhepse në gjermanisht i janë botuar pothuajse të gjitha. “Pornografia e vogël hungareze” dhe “Harmonia Caelestis”.  Prej të mëdhenjëve të gjallëve tash ka mbetur vetëm edhe një. Pas Kertész dhe Esterházy që shkuan këto kohë dhe këtë vit është edhe Peter Nadas.

Hungaria e çuditshme me politikën e saj të djathtë dhe izoluese që e veçon dhe shkrimtarët e saj më tepër se të majtë që e nderojnë dhe përjetësojnë.

 

2 Korrik

Nuk më kujtohet se ku kam qenë saktësisht me datën 13 Maj të vitit 1990. Por ajo që 26 vite më pas më bie ndërmend është se në atë pranverë të atij viti kam qenë student, sa i impresionuar me faktin që kisha filluar me një kapitull të ri të jetës në një botë të re po aq edhe i trishtuar dhe frikësuar me situatën politike nëpër të cilën Kosova dhe tërë hapësira e Jugosllavisë po kalonte.

Pas Luftës së Dytë Botërore Kosova ishte jo vetëm  një nga rajonet më të shkatërruara por edhe më të prapambetura në hapësirën e Jugosllavisë së atëhershme. Shteti në fjalë përbëhej nga gjashtë Republika: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia si dhe nga dy Krahina Autonome- Kosova dhe Vojvodina. Nga 22 milionë banorët e shtetit shqiptarët përbënin “pakicën” më të madhe të shtrirë jo vetëm në Kosovë por edhe në jugun e Serbisë në pjesë të mëdha të Maqedonisë por edhe të Malit të Zi duke përbërë kështu rreth tre  milionë njerëz.

Ajo që shqiptarët i dallonte nga bashkështetasit tjerë ishte edhe fakti që ata nuk ishin sllavë. Kështu, derisa edhe një slloven me një maqedonas mund të merreshin vesh me njëri-tjetrin, derisa dallimet mes serbëve dhe kroatëve ishin pothuajse inekzistente, ashtu siç mund të jenë ato mes berlinezi me një bavarez, shqiptarët në Jugosllavinë socialiste nuk mund të thoshin që ishin automatikisht qytetarë të integruar në këtë shtet. Përkundrazi: me shkallën më të lartë të analfabetizmit- rreth 97 përqind e popullësisë me shtrirje kryesisht rurale pas Luftës së Dytë Botërore nuk dinin shkrim as lexim- dhe me një qëndrim mbrojtës pranadaj armiqësor kundruall sllavëve të cilët edhe ashtu për shqiptarët ndjenin vetëm përçmim pasi që këta gjatë pushtimit qindravjeçar osman kishin pranuar që edhe t konvertoheshin në mysliman me një numër të madh në mënyrë që kështu të mbronin identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre. Parakushtet për një jetë të përbashkët me sllavët pra nuk ishin ideale.

Kësaj duhet shtuar edhe faktin që gadi se gjysma e shqiptarëve jetonte jashta kufijve të Shqipërisë. Në këtë shtet, pas bashkëpunimit me fashistët e Muslonit dhe kolaboracionit me Wehrmacht-in, mbreti ishte përndjekur dhe Shqipëria kishte përzgjedhur të futej në kampin e kuq të shteteve komuniste.

Këtu fillon historia e një ndarjeje e cila jo vetëm shqiptarët dhe fqinjët e tyre por tërë Europën e tronditi deri para tetë vitesh kur shteti më i ri i Europës shpalli pavarësinë.

Shqiptarët në ish-Jugosllavi ishin një popull kryesisht i paarsimuar me rregulla jetese strikte patriarkale dhe besime kryesisht myslimane apo katolike, me rite të cilat dallonin rrënjësisht nga ato të fqinjëve të tyre sllavë dhe ortodoksë. Komunistët jugosllavë nën drejtimin e Marshalit Tito e diagnostifikuan malrjen e shqiptarëve e cila duhej trajtuar urgjentisht: analfabetizmin. Të motivuar nga ideologjia komuniste në mënyrë që edhe të parandalohej shpërthimi i nacionalizmit dhe separatizmit filloi kampanja për “arsimin e shqiptarëve”. Në fillim qindra e mëpas edhe mijëra shqiptarë morën të drejtën të studionin në Shkollat e Larta dhe Universitetet e ish-Jugosllavisë. Nga Lubljana përmes Sarajevës dhe sidomos Beogradit u pranuan dhe shkolluan kuadro të cilët mëpas ktheheshin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, menjëherë pasi të ishin bërë mësues, mjekë, oficerë armate, shkrimtarë apo trajnerë sporti në mënyrë që atje të kontribounin për arsimimin e masave të gjera. Dhe masat tashmë kishin dhënë shenjat që ishin mëse të gatshëm të pranonin bashkëjetesën me sllavët nëse për këtë do të shijonin të drejtat e tyre legjitime. Me një administratë komuniste vetanake e cila do të ndihmonte në ngritjen e vendit si një gjymtyrë në trupin e shtetit multietnik.

Pasi kisha kryer shërbimin ushtarak në armatën jugosllave- e cila me këtë rast duhet përmendur- ishte e katërta për nga fuqia në Europë- e pash veten në qytetin tim, në Kosovë dhe në Prishtinë- ku çdo gjë kishte ndryshuar. Udhëheqësi i ri serb Slobodan Milosheviqi i kishte hequr Kosovës autonominë. Republikat tjera, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, pa turbulenca të mëdha kishin instaluar sistemet shumëpartiake.  Në secilën njësi federative komunistët ishin shndërruar në socialistë a socialdemokratë kurse pjesa tjetër, partitë tjera nacionale me para apo prapashtesën “demokratike”. Dhe bëheshin gadi për mëvetësimin e Republikave të tyre pasi që i frikësoheshin ekspanzionit të fuqishëm serb me Milosheviqin në krye i cili për dallim nga tjerët kishte gjetur një formulë më të thjeshtë por për këtë edhe më frikësuese: kombinimin e socializmit me nacionalizmin.

Ndërsa shqiptarët tashmë të traumatizuar dhe nën shokun e realizimit që ishin përjashtuar nga institucionet shtetërore, burokracia, shëndetësia, shkollat e Universiteti por edhe sporti beteja e madhe për dominimin zhvillohej mes tre kombeve më të mëdha të atij shteti- serbëve, kroatëve dhe sllovenëve. Jugosllavia multietnike kishte tetë njësi federative nga po aq kombe të cilat botës i prezantoheshin si “komb” dhe atë në të gjitha fushat- nga sporti deri në politikën e jashtme.

 

Autokrati Libertar

 

Kjo arriti të bëhej kështu  me meritën e autokratit libertar Josip Broz Titos i cili këtë model të socializmit kishte arritur ta mbante për 40 vjet me radhë, edhepse me dorë të hekurt, duke bërë që modeli i tij i socializmit të dallonte dukshëm nga ai i sovjetëve apo kinezëve. Shpikja e “vetëqeverisjes” d.m.th. mes të gjithëve: pak socializëm nga jashtë por edhe kapitalizëm brenda, kjo ishte formula e tij e udhëheqjes në të ashtuquajturën rrugë të tretë. Me fjalë të tjera: me Amerikën por edhe Bashkimin Sovjetik njëkohësisht. Kjo politikë edhe bënte që ekonomikisht ajo Jugosllavi deri në vitet 80 të shekullit të kaluar të bëhej e edhe më e fortë sesa një Greqi apo Portugali.

Por ja që shteti prej 22 Milionë banorëve e kishte lënë prapa parajsën e Titos dhe kishte filluar të dridhej. Kjo shihej e ndjehej gjithandej.

Por “parajsës” prej shteti që Tito kishte krijuar i erdhi fundi në vitin 1990. Lufta e Ftohtë mori fund dhe me këtë edhe lidjet ekonomike që Jugosllavia kishte patur si me Lindjen ashtu edhe Perëndimin tashmë kishin arritur të mbaronin. Kjo solli krizat ekonomike të cilat mes popujve të mëdhenjë në Jugosllavi mbollën mëri e xhelozi për shpërndarjen dhe mirëqenien. Shteti multietnik përjetonte tërmete të mëdha. Kjo shihej dhe ndjehej gjithandej. Socialistët u shëndërruan në “serbë” sa socialë aq edhe nacionalë.
Në mënyrë të ngjashme, transformimi ngjante edhe në Kroaci dhe Slloveni. Në Serbi, aparatçiku komunist Slobodan Milosheviq u ngrit, prit dhe instlua krahëhapur. Milosheviqi konsiderohej si personi i duhur për të udhëhequr vendin në emër të Serbisë. Me një shpejtësi të frikshme ai përdori pushtetin e tij të nxiste atë që askush nuk mendonte të jetë e mundur: luftëra të reja. Luftëra vëllavrasëse, luftërat civile në shtetin vetanak.

E gjithë kjo ndodhi menjëherë pas rënies së Perdes së Hekurt në shumë vende të tjera të ish-Lindjes. Në Washington, Londër, Paris apo Bon supozohej se transformimi nga komunizmi në Jugosllavi do të ngjante shumë shpejtë sesa në vendet e tjera të Lindjes. Një gabim i hidhur, dhe për këtë edhe naiv. Sepse ajo që njihej si komb i madh jugosllav, filloi ta gllabërojë veten nga brenda. Për ta parë këtë gjë më së miri ishte rreth dhe në sport. Të gjitha jugosllavët ishin dikur krenarë për skiatorët e Sllovenisë, basketbollitët e Kroacisë, legjendat e hendbollit nga Bosnja e Hercegovina, futbollistët e Serbisë, vaterpollistët e Malit të Zi apo boksierët e klasit botëror nga Kosova.

Tani u bë e qartë: Sllovenët luajë për Slloveninë, jo për Jugosllavinë! Serbët luajnë futboll për Serbinë, jo për Jugosllavinë! Deri në fund të viteve 1980, të gjithë përfaqësuesit sportivë mbanin me krenari dhe në mënyrë të dukshme flamurin e Jugosllavisë – si heronj në Republikat e tyre dhe atletë të respektuar të gjithë vendin. Fshehurazi mbaroi kjo gjë dhe nacionalizmi i kaploi të gjithë.

 

Nga viti 1945 deri në vitin 1990 atletët Jugosllavisë ishin të njohur pjesërisht në të gjithë botën. Ata ishin një lloj force botërore në gara sportive ndërkombëtare. Sporti ishte pjesë e pandarë e jetës për të gjithë të rinjtë. Ai përcaktonte në vend jetën e përditshme, dhe sidomos futbolli, fundjavat. Për dekada të tëra ekzistonte edhe “Liga Kombëtare” pjesë e cilës ishin ekipe të ndryshme nga tërë vendi. Aty ishin edhe rivalitetet e vjetra dhe armiqësitë tashmë përjetoheshin fuqishëm dhe në mënyrë masive. Sport ishte vendi ku në pah dilnin: armiqësitë e vjetra, kroatët kundër serbëve, apo anasjelltas, shqiptarët kundër serbëve dhe anasjelltas. Në këto sheshe  thyheshin diga!
Të gjitha këto shfaqje ishin mbeturina armiqësish qysh nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Konflikte të pazgjidhura, krime të pazbuluara, fshehje masive për hir të paqes sociale nën regjimin e Titos, dolën në sipërfaqe pas vdekjes së Babait të vendit duke lënë prapa dhe nxjerrur në shesh mashtrimin nga ideologjia e vëllazërim-bashkimit ( “Bratsvo i Jedinstvo”) të popujve të ish-Jugosllavisë. Në sallat sportive dhe stadiumet e futbollit, sporti ishte instrumenti matës për gjithë ato dekada se çfarë disponimi kishte kombi. Kjo gjë tashmë mori fund. Sepse ky instrumen ishte çmontuar.

 

 

Lajmëtarët e një ere të re
Derisa polakët, çekët, sllovakët, bullgarët, rumunët dhe kombe të tjera me një paqe pothuajse relative transformuan sistemet e tyre të reja shumëpartiake, në Jugosllavi u formuan dhe shpërthyen parti të reja si korriere erërash të reja të cilat shumë shpejt do të shëndërroheshin në stuhi.

Kjo atbotë ndjehej çdo ditë. Këto lexoheshin çdo ditë në mesazhet politike të gazetave, shiheshin në mbrëmje në Televizore në dhomat e ndejës- emocionalja, ndarja e shtetit jugosllav ishte bërë çmenduria normale . Artet sportive në arena ishin shëndërruar në skena ku shkarkoheshin frustrimet dhe ambiciet e mëdha politike. Kuadrot ish-komuniste këtë e vërenin dhe filluan të nxirrnin avantazhet e tyre nga kjo situatë. Ajo mbeti në suazat e konfliktit dramatik në fillim, si në Luftën e Ftohtë, kur thjesht karaktere dhe disponimi – deri në momentin në të cilin çdo gjë mori teposhtëzen dhe doli nga dora, kur filloi lufta, lufta e nxehtë.

Dhe lufta, deshi dikush ta besojë apo jo, filloi më 13 maj të vitit 1990 në një stadium futbolli. Le ta kujtojmë këtu  një ngjarje që kishte ndodhur vetëm një dekadë më parë. Me 4 maj të vitit 1980, në ora 15:00 të pasdites u njofua që Josip Broz Tito nuk ishte më gjallë. Në qytetin bregdetar kroat të Splitit të gjithë 22 lojtarët e ekipeve kundërshtare u ulën në fushën e gjelbërt duke mbajtur në krahë njëri-tjetrin dhe duke qarë. Ndeshja që zhvillohej dhe u ndërpre nga lotët e lojtarëve ishte e rëndësishme: luanin klubi i famshëm kroat Hajduk dhe gjigandët serbë të Crvena Zvezda-s.
Pikërisht dhjetë vjet më vonë, më 13 maj, 1990, në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, zhvillohej ndeshja në mes të rivalëve të mëdhenj  të ligës: “Crvena Zvezda” serbe e Beogradit ishte mysafire e klubit kroat “Dinamo” të Zagrebit. Kjo lojë eskaloi dhe u bë si një nga ngjarjet në histori e cila shënoi fillimin e fundit të Jugosllavisë së Titos. Tifozët serbë dhe kroatë zhvilluan një betejë të ashpër që pati për pasojë 79 policë të plagosur dhe 59 shikues të lënduar. Mrekullisht, përkundër krejt atyre plagosjeve e lëndimeve nuk pati të vdekur nga ajo ngjarje që shënon fillimin e përfundimit të një shteti.

 

Shkelmi që u bë një simbol

 

Loja në fjalë duhej të luhej atë të dielë në stadiumin Maksimir. Por ajo nuk u zhvillua kurrë. Sepse para kësaj ishin BBB “Bad Blue Boys”, tifozët e Dinamos dhe ata të Crvena Zvezda-s të njohur edhe si “Delije, “heronjë” që filluan të rrahen masovikisht. Edhe pse numerikisht shumë më pak dhe aspak të përgatitur për këtë ngjarje, policët, sipas versionit serb, nuk provuan (sipas versionit serb)  t’i ndajnë apo ndalin fillimisht (sipas interpretimit kroat) tifozët duke diskutuar dhe duke u tërhequr në vend të ngjarjes. Meqë shumica e policëve ishin të nacionalitetit serb politikanë kroatë më vonë e përdorën këtë incident përreth si një bazë të mirë për “pastrim” të forcave të policisë në Kroaci.

Rreth 40 minuta para ndeshjes, pasi lojtarët tashmë ishin ngjitur në fushë për t’u ngrohur, situata u përshkallëzua. Mijëra tifozë edhe ashtu me tendenca të djathta nga BBB hynë me forcë në fushën e futbollit dhe vrapuan drejt pjesës jugore të tribunave prej ku “Delije” provokonin me sharje dhe me “zbukurime” simbolesh të panumërta nacionaliste serbe. Lojtarët e “Crvena Zvezda”-s, të udhëhequr nga kapiteni Dragan “Piksi” Stojkoviq ikën nga fusha dhe u strehuan në kabinën e tyre. Disa futbollistë nga “Dinamo” kishin mbetur ende në fushë. Zvonimir Boban, një lojtar kroat, u bë “hero”, kur iu hodh me shkelm një polici në stilin “Kung Fu” dhe pastaj me shpejtësi të rrufeshme iku prej aty. “Boban-e, Boban-e”, ishte jehona e publikut pas këtij akti të kroatit. E “e”-ja në fund të emrit në gjuhën serbokroate është thirrore e cila ka një mesazh. Për nacionalistët kroatë ky shkelm ishte një simbol i një kryengritjeje kundër regjimit të urryer në Beograd. Ironia e vogël e historisë: policisi i sulmuar nga Bobani ishte një kroat.
Për shumë futbollistëve dhe qytetarë ky 13 Maj ishte një fener. Me ditë të tëra, ngjarjet në stadiumin Maksimir ishin ngjarja kryesore në gazeta, bare, zyra dhe fabrika. Diferencim vështirë që bëhej. Për kroatët fajtorët ishin tifozët serbë, serbët bënin Blue Boys përgjegjës.

Në ngjarjet e datës 13 maj të vitit 1990 shihej vetëm një paralajmërim i ngjarjeve të ardhshme, preludin e luftës, siç edhe autori kroat Hrvoje Prnjak edhe vet anëtar i BBB tregon. Shkruan Prnjak: “13 Maji i vitit 1990 do të mbahet mend si kulmi i disa viteve të tensionit i cili u kthye një vit më vonë në luftë të mirëfilltë në formë të luftës”.

Dhe pokështu, në këtë luftë, luftën e vërtetë në fushbeteja, tifozët e klubeve ishin pjesmarrës në radhët e para të fronteve. Ata ishin ndër vullnetarët e parë që nënshkruan për “mbrojtjen” e vendit dhe popullit të tyre. Shpeshherë njeriu mund të shihte në vija fronti ushtarë të armatosur me simbole dhe emblema të klubeve të tyre futbollistike.
Përveç grupeve të tifozëve BBB dhe Torcida të Hajduk Split nga ana kroate, ishin Delije në anën serbe ata që njiheshin dhe diheshin si më të rrezikshmit. Lideri i Delije ishte udhëheqësi i trupave paramilitare dhe bosi i njohur mafioz Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, i cili formoi nën-grupe të ndryshme të përkrahësve të Crvena Zvezda në një njësi ushtarake. Shumë prej Delije u bashkuan në fillim të luftës në “Tigrat e Arkanit” të cilët lanë namin në luftërat civile jugosllave (1991-1999). “Arkan”, i cili me profesion ishte një furraxhi qe bërë një prej kriminelëve dhe vrasësve më të njohur, u qëllua për vdekje në janar të vitit 2000 në një hotel luksoz në Beograd. Vrasësit e tij të vërtetë u dënuan me me 120 vjet burg, por rrethanat e arsyet pse ai u vra nuk janë zbuluar kurrë. Pavarësisht nga  trazimi që shkaktuan ngjarjet e datës 13 maj në vitin 1990, në fakt ato nuk do të duhej të ishin të habitshme. Sepse edhe më herët kohëve të fundit në Jugosllavi, shihej që tifozët dyndeshin në stadiume, jo vetëm për shkak të sportit.

 

Tribuna për propagandë

 

Më së voni në vitet 1980, kur armiqësitë politike dhe etnike gjithnjë e më shumë po shënonin rritje, sjellja e masave tashmë ishte orientuar gjithnjë e më shumë nga nacionalizmi. Grupe të mëdha të tifozëve pësuan metamorfoza me lëvizje etnike dhe nacionaliste. Atyre arenat u shërbenin si tribuna politike, vende propagande për qëllime politike dhe kombëtare. E gjithë kjo ishte tabu dhe nuk lejohet në fushat e tjera të jetës shoqërore nën socializëm, të kënduarit e këngëve kombëtare, të veshur me simbole nacionaliste, ka inkurajuar tifozët në dritë në arenat. komunikimi juaj simbolike është karakterizuar nga urrejtja intensive. rivalët sportive nuk janë konsideruar si të tilla, por si anëtarë të një grupi politik, kombëtar dhe fetar armiqësore.
Në Beograd sportistët kroatë fyheshin me shprehje të përafërta si “ustashë”, dmth. mbështetës të bashkëpunëtorëve fashistë kroatë në Luftën e Dytë Botërore, në Zagreb dhe Split jehonin britmat “Cigani!”, ” apo “Ubij Srbina”. Përndryshe kjo situatë nuk ka ndryshuar shumë nga ajo kohë edhe sot e kësaj dite.

Por për t’u kthyer tek ngjarjet në Maksimir: si pasojë e rrahjeve masive në vitin 1990 Federatat e Futbollit nga Kroacia, Sllovenia dhe Kosova morën vendimin të tërhiqen nga Liga Jugosllave. Në shenjë proteste kundër “sundimit serb” ata më s’donin të luanin kundër klubeve nga kjo Republikë. “Jugosllavia” në krye me Serbinë nuk është më vendi i tyre. Kapitullimi i shtetit multi-etnik në stadiumin e futbollit të Zagrebit ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë. Çfarë ndodhi mëpas, e din e gjithë bota sot. Drama e madhe evropiane, në mes të euforisë pas rënies së Murit, pati shumë akte, shumë ulje dhe ngritje.
Paralelisht me dramën e fillimit të shpërbërjes jugosllave shihej pak optimizëm për një të ardhme të ndritshme dhe të qetë, paralelisht me imazhet e luftës që tronditën Evropën, njeriu u kënaqej vallëzimeve të popujve të liruar të Evropës Lindore nga Bashkimi Sovjetik. Në Evropë, besohej që horrori që kishte ndodhur në vitet 1941-1945, nuk guxonte të përsëritej. Kontinenti i vjetër thjesht nuk ishte i përgatitur për një terror të krahasueshëm në një shkallë më të vogël për një dekadë të tërë nga viti 1991 deri në vitin 1999 në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë: varrezat masive, vrasjet e fëmijëve dhe të pleqve, gjenocidit në Srebrenicë, kolonat e refugjatëve dhe aeroplanë bombardues të cilët shkatërronin ura dhe shtëpi.

 

Shkatërrimi i një shteti
Para syve të botës ngjau shkatërrimi i një shteti multi-etnik në Evropë, një shteti, për të cilin në shikimin e politkës gjermane, franceze, britanike, amerikane dhe austriake kishte vetëm kujtime të mira. Qytetarët e këtyre vendeve kishin qenë si turistë në brigjet e bukura të detit, kishin admiruar atletët shtatëlartë të Jugosllavisë, liderët pranonin të takoheshin dhe bashkëpunonin me udhëheqësin autokrat Josip Broz Titon. Dhjetë vjet luftë shtazarake shkatërruan vendin për të cilin evropianët kishin kujtime të mira.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, filluan të rishfaqen kombet e atij shteti të dikurshëm, si pjesë të shkëputura të një tërësie, pasi shoqëritë që kishin vuajtur masovikisht, vazhdonin të bartnin traumat e brendshme dhe të ardhmen e pasigurtë.

Tani, sidomos tani, në stadiumet e futbollit më s’ka nevojë aspak për kthimin në kujtimet e pakënaqësitë me resentimentet e Luftës së Dytë Botërore. Sepse masat në stadiume mund të referohen në konfliktet luftarake të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.. Edhe pse fundi i luftërave i dha fund dhunës direkte ai shënoi vetëm fillimin e transformimit shoqëror dhe sidomos nacional e nacionalist.
Më 12 tetor 2005, ekipet kombëtare të Serbisë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës u ndeshën për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Gjermani në stadiumin e futbollit të “Crvena Zvezda” në Beograd në ndeshjen vendimtare. Lufta në Bosnje-Hercegovinë kishte përfunduar dhjetë vjet më parë. Dhe huliganët serbë bënë si në stadium ashtu edhe në rrugët e Beogradit reprizën e saj: luftë guerile kundër boshnjakëve. Njëmbëdhjetë njerëz u plagosën.
Me gjeste dhe fjalë ata kërcënonin viktimat e luftës në Bosnjë si vazhdim të krimeve të para një dekade. Si kulminacion i këtyre provokimeve nga huliganët serbë ishte flamurin i madh me mesazhin: “Thika, Tela me gjemba, Srebrenicë”! Një fyerje e vetëdijshme, një fyerje e thellë për viktimat e masakrës më të madhe të luftërave jugosllave nga viti 1995.
Bazuar në ngjarjet në futboll, njeriu mund të mbledh të dhënat si një një sizmograf, për historinë e kaluar të një çerek shekulli në ish-Jugosllavi bashkë me shpërbërjen e shtetit dhe të shoqërisë duke rikonstruktuar atë.

Ashtu siç ngjau edhe një vit e gjysmë më parë, më 10 tetor të vitit 2014 në Beograd. Kur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd erdhi tek rrahja masive mes lojtarëve të të dy kombëtareve. Arbitri britanik fërshëlleu pak para përfundimit të pjesës së saj të parë – duke e përmbyllur atë para kohe. Kjo sepse në minutën e 42 një Dron me një një flamur që mbante skicën e Shqipërisë së madhe fluturoi mbi fushën e futbollit.

Sipas mediave serbe, përgjegjës për dronin e lëshuar në qiellin serb s’ishte askush përgjegjës pos vëllaut të Kryeministrit të Qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili njihet më shumë si një pajtues. Por mediat serbe insistonin që vëllai i tij nga tribunat VIP kishte lansuar Dronin. Lojtari serb i SC Freiburg Stefan Mitroviq arriti ta kap flamurin që drejtohej nga dikush me një makinë të vogël fluturuese. Dhe kjo i shokoi lojtarët shqiptarë të cilët ia kapën flamurin. Në ato çaste tifozë të zemëruar serbë sulmuan nga tribunat lojtarët shqiptarë në fushë dhe pas një rrahjeje masive ata u tërhoqën në kabinat e tyre të zhveshjes. Pas një ore pushimi, futbollistët serb shkurtimisht u dukën përsëri në lëndinë për t’u dhënë lamtumirën tifozëve të tyre të çartur.
Mediat nga Serbia raportonin se lojtarët shqiptarë refuzonin të vazhdojnë ndeshjen. Ata kishin kërkuar si kusht që të gjithë, kryesisht spektatorë serbë të Beogradit të lënë stadiumin. Sepse, me rekomandim të UEFA-s dhe sipas udhëzimit të Federatës së Futbollit Shqiptar tifozë shqiptarë nuk kishin udhëtuar fare për ndeshjen në fjalë. Si “kundërshpërblim” rekomandimi parashikonte që as tifozë serbë të mos udhëtonin në ndeshjen e Serbisë kundër Shqipërisë në stadiumin e kësaj të fundit. Kjo marrëveshje ishte arritur me pajtimin e Federatave të të dy vendeve.

Kjo sepse arrëdhëniet mes dy vendeve janë të ngarkuara politikisht. Kosova, me popullsinë e saj me shumicë absolute shqiptare i përkiste një kohë të gjatë ish-Jugosllavisë dhe më vonë edhe Serbisë deri para vitit 1999, kur fundi i luftërave të dizintegrimit çoi në pavarësinë e mëvonshme të rajonit. Trazirat në Arenën e Beogradit në Tetor të vitit 2014 e rrezikuan vizitën e planifikuar të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi. Si kreu i parë shqiptar i qeverisë ai duhej të udhëtonte për në Beograd më 22 tetor të vitit 2014. Pa telefonatat e Angela Merkel për Edi Ramën në Tiranë dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiq në Serbi zor që do të vinte deri tek ajo vizitë!

 

Hero apo dështakë
A e jemi bërë më të mençur në vitin 2016? Nuk jam i sigurt. Ende përsëritet historia dhe historitë, të pasqyruara edhe në sport. Kur mjafton që në një stadium sportiv, siç ishte rasti në ish Jugosllavi kur ndezi një luftë, ndoshta jemi edhe në gjendje të konstatojmë më mirë se në cilat arte sportive dhe fusha të futbollit do të mjaftojë që një shkëndijë e vogël, apo edhe fusha trajnimi mund të nisin probleme të tjera.

Apo ndoshta në mënyrë të përgjithshe shikojmë vetëm nga sportet të cilat i njohim dhe jemi rritur me to si pasion?  “Venice Flying Services – Huffman Aviation”, kështu quhet shkolla e fluturimit në të cilën, sipas pilotit mësues të “pilotëve mesatarisht të talentuar” Mohammed Atta dhe Marwan Al-Shehhi, 33 dhe 23 vjeç,  pikërisht atyre pilotëve pra që për qëllime krejt tjera kishin ushtruar për të praktikuar sulmin e 9/11. Sulmin pra që nga një fushë trajnimi duhej të godiste  mbi mënyrën e jetesës, lirisë dhe sigurisë së civilizimit të hemisferës perëndimore. Kjo ishte një deklaratë lufte, dhe pasojat e përshkallëzimit të atij sulmi jemi duke i jetuar edhe sot e kësaj dite.

Jo. Nuk do të ishte ishte e drejtë dhe fair që sportin dhe sidomos të preferuanin tim, futbollin, ta stigmatizojmë si sport turbullues. Shpirti i ekipit, gëzimi i lëvizjes, fantazia e topit kanë aq shumë të mira në këtë sport, madje apo sidomos për shkak të frymës garuese Por sporti është edhe një sizmograf i shoqërisë, i cili nxjerr në dritë të gjitha atributet nga ambicia, rivaliteti, mashtrimi, urrejtja, nacionalizmi, fanatizmi dhe megalomania e çmenduria. Bile mundet ato edhe t’i përkrahë.

Është e habitshme se me çfarë lehtësie bashkëkohësit i vulosin apo fundosin atletët e tyre  në “hero” apo “dështakë” të kombeve të tyre. Ashtu si në Luftën e Ftohtë, ata përdoren si një tregues i madhësisë së vendeve të tyre. Paralelisht me këtë fenomen vihet re se si nacionalizmat joracionalë dhe të rrezikshëm bashkë me fetarët fanatikë forcohen, kur shohim kolonat e refugjatëve në qerret e tyre, në kufijtë mbi hekurudha apo rrugë, si rezultat i luftërave dhe tragjedive njerëzore. Dhe sa herë që mendoj për refugjatët, mendoj për shokun tim të shkollës në Kosovë, Ismetin. Ismetin, me të cilin aq shpesh kisha luajtur futboll në fëmijërinë time.

E quanim “Žungul”. Sepse ai dukej legjenda jugosllave nga klubi Hajduk në fund të viteve 1970. Ismeti ishte pothuajse i klonuari i futbollistit në fjalë. Ishte ajo kohë të cilën nëse do ta zëvendësonim me të sotmen atëherë njeriu do të mund të thoshte që ka një mik i cili i ngjet një Christiano Ronaldo apo Leo Messi. Ismet ishte një talent i jashtëzakonshëm sporti, por problemi i tij ishte që ai kishte lindur në vendin e gabuar dhe fëmijëria e tij ishte në kohë të gabuar. I lindur në vitin 1970, ai kaloi nëpër të gjitha fazat e jetës sonë kur jeta jonë kishte vetëm ëndërra për sport dhe realitet krejt tjetër: politikë e kohë lufte.

Kurrë nuk do ta harroj takimin e parë me Ismetin në Gjermani. Ishte në vitin 1996, kur jeta ime u kthye në një përditshmëri mes në një konvikti studentësh në Stuttgart dhe dilemës nëse doja të isha shkencëtari apo shkrimtari. Një nga këto ditë befas pashë Ismetin në Koenigstrasse. Punonte aty: si luleshitës! Talenti i madh i fëmijërisë dhe rinisë sonë tani ishte luleshitës në Stuttgart të Gjermanisë. Ne ishim të dy të habitur plotësisht. Futbolli ëndrrat tashmë ishin përtej realitetit tonë. Kudo në Ballkan dhe në Evropë, shqiptarët ishin refugjatë. Më e rëndësishmja ishte të shpëtoje disi. Edhe Ismeti kishte gjetur punë refugjat dhe kjo ishte formula për lumturi. Në pyetjen time nëse ishte përpjekur të luante dikund, për shembull, për VfB Stuttgart, ai u përgjigj shpejt: “Tani është tepër vonë për çdo gjë.”

Edhe pse ai ishte vetëm 26 vjeç. Sot, 20 vjet më vonë, më vjen keq pyetjen time.

Ismetin e kam parë dhe takuar edhe disa muaj  duke i shitur lulet e tij. Mëpas u zhduk dhe s’e kam parë kurrë më. Ndoshta në ndërkohë është bërë baba.  Ndoshta, ka gjetur një punë tjetër dhe tani kujdeset për fëmijët e tij, të cilët po ndoshta janë duke luajtur futboll.

Edhe ashtu mijëra ish-refugjatë nga ish-Jugosllavia në të gjithë Evropën ishin dhe janë atletë: nga Skandinavia në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Tani  edhe me gjeneratën e dytë dhe të tretën së shpejti.

Fëmijët me prindër e origjinë shqiptare, kroate, sllovene, serbe luajnë në Gjermani apo Francë. Disa, prindërit e të cilëve jetojnë në Perëndim, tani janë duke luajtur në ish-atdhetë prindërve të tyre, ku ata vetëm kanë kaluar pushimet atje dhe dijnë vetëm gjuhën e prindërve.
E di që tingëllon e çuditshme por shumë shqiptarë janë krenarë për kampionin e tyre botëror në Brazil, Shkodran Mustafin, edhepse ai atje kishte veshur trikonë me ngjyrë zi kuq e ari.  Kur Shkodran Mustafi vizitoi Kosovën para një viti u prit nga Presidentja, Kryeministri dhe Ministri i Sportit dhe përshëndet nga qindra tifozë. Në Zvicër, skuadra përbëhet nga shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia. Në Kampionatin Evropian në Francë shqiptarët luajtën kundër njëri-tjetrit. Njëra palë si pjesë e ekipit të Shqipërisë – tjetra pjesë e shqiptarëve si zviceranë. Një baba vendosi për dy djemtë e tij: Taulant dhe Granit Xhaka. Me presionin e opinioneve ai vendosi që njërin djalë ta angazhojë për Shqipërinë dhe tjetrin për Zvicrën.
Ndoshta ironia më e madhe e kësaj historie është ajo që me sportin është abuzuar dhe atë e kanë shëmtuar sidomos nacionalistët. Por sporti në mërgim sërish shërben për një bashkim impresiv. Në diasporë, në rrethrrotullim e  në fluturim, ngjet një përzierje e re e emocioneve të cilat mund të lindin: ne jemi të lumtur tek të tjerët por edhe për veten tonë, dhe para së gjithash jemi tek vetja jonë. Vendi më i mirë për të ardhmen e sportit!

 

3 Mars

Ekranet e mbushura me reklama. Nga aspirinët të të cilëve tash disa ditë nuk u shqitem dot, përmes grishjeve për pushime të volitshme verore dhe deri tek thëniet e mençura të të mençurve.

Më bien në sy dy. Njëra është e Tucholsky-t i cili thotë se “për mendjen e shëndoshë të një njeriu duhet të ezsistojë një shportë e mbushur plot e përplot”. E ka fjalën për mendjen/punën e intelektualit. Njeriut kreativ. Them se ka të drejtë. Një mendim i shkruara para gadi 80 vjetësh. Hebreu i papërshtatshëm i Gjermanisë i cili kurrë s’i la Republikat (as atë të Weimarit e as të Hitlerit) rehat. Them se kur ka folur për ato shporta atëherë edhe i ka patur të mbushura vet. Shprehimisht. Sepse në kohën e Tucholsky-t megaproduktiv, maqina e shkrimit duhet të ketë qenë diçka si kompjuteri sot. Dmth. një risi. Një mjet pune fantastik me të cilin çdo gjë dhe sidomos produktiviteti dhe shpejtësia.

Dhe arrihej përjetsia. Si me atë thënie.

Imagjinojeni të jeni pa shportë në pc-në, tabletin apo Smartphone-in tuaj…

Nuk më shpëton as një thënie e Picassos që e lexoj aq shpesh në ekranet e mëdha.

Në dashurinë e dy njerëzve e tëra ka të bëjë me posedimin. Që i bie: ai/ajo që posedon më shumë edhe don më shumë.

Keq që s’e kanë dhe Pessoan. Ai që të don shumë edhe të lodhë shumë.

E plotësojnë njëra-tjetrën.