Provoj të lexoj në Librin e Ditarëve të cilin s’e kam shfletuar tash pesë muaj. Shtresa e hollë e pluhurit që i ka rënë në tavolinën e punës më bën të teshtij.
Lexoj shënime të:
Friedrich Hebelit me 1 Maj të vitit 1838 në München…
Gottfried Kellerit me 1 Maj në Zürich të vitit 1848…
Edmond dhe Jules de Goncourt në Parisin e 1 Majit të vitit 1859…
Erich Mühsam në Zuchthaus Ebrach me 1 Maj të vitit 1919…
Rudi Dutschke në Lenigradin me 1 Maj të vitit 1965…
dhe
Ernst Jünger në 1 Majin e vitit 1983 në Wilflingen…
I iki këtij 1 Maji me mendimin sesi ende s’e kam gjetur ndonjë shënim nga Ditari i Ernst Jünger për dy vizitat e Helmut Kohlit dhe François Mitterandit poetit jokomunist (katolik e të djathtë) gjerman. E para në vitin 1985 dhe e dyta në vitin 1993.
Dhe i rrij mendimit të tij të shprehur në Spiegel të vitit 1982: „Nuk marr pjesë në politikë, i iki. Ura ime mes së tashmes dhe së ardhmes është meditacioni”.
Kaq edhe për këtë 1 Maj!