Dimër në ajër, dimër në shpirt, dimër në kokë, dimër në libra, dimër në lajme…
Dimër në ajër, dimër në shpirt, dimër në kokë, dimër në libra, dimër në lajme…
Është ajo e hëna e moçme në të cilën nuk bëj asgjë. Pranvera troket në derë por është dimri, është ky ajër i ftohtë ai që gjatë shëtisë shpon çdo pore të qenies si në nëntor, dhjetor, janar, shkurt. Koha e fundit që dimri të shporret.
Shi i pafundmë. Mot që ta shpif. Dhe shëti e cila është tjetër kur rrushkujt e akullt që bien nga qielli të plasen në kokë e fytyrë si ca cifla xhami të cilat sikur duan ta prejnë fytyrën me fuqinë që kanë.
Jo gjithmonë shëtia është relaksim. Pushim.
Kjo e dielë nuk ishte.