Ngecja është ngecje! Dhe kur ngecesh e nuk provon ta çash, ta kalosh, t’i ikësh (?)… çfarë duhet të bësh?
Të jetosh në ngecje. Me ngecjen.
Si mumje. Si fantazmë.
Por jo si gjymtyrë.
Ngecja është ngecje! Dhe kur ngecesh e nuk provon ta çash, ta kalosh, t’i ikësh (?)… çfarë duhet të bësh?
Të jetosh në ngecje. Me ngecjen.
Si mumje. Si fantazmë.
Por jo si gjymtyrë.
Kthimi i vjeshtës në pikë të verës.
Ditë kur s’duhet të dalësh dhe duhet të marrësh sa më shumë… frymë, frymë, frymë.
Shkronja. Shi. Shkronja. Shi. Shkronja. Shi.
E shtunë.
Pushim nga pushimi.
22 Qershor 2017.
E enjte.
Ditë me diell që përvëlon.
Do të jetë edhe Qershori i vështirë e pështirë si maji?
Rënie e lirë në mendje, trup, shpirt… në kërkim të një fundi… që nuk ekziston!
Ndjehem i vërtetuar që udhëtimi me atë tramvaj dje… i ngjante një udhëtimi Twilight Zone.
Lexoj sesi dje i njejti shteg, i njejti tramvaj ka kapërcyer nga binarët dhe është bllokuar krejt linja.
Nuk është 1 Prilli.
Dita e fundit e kësaj fundjave të gjatë është e diela më e gjatë e këtij viti.
Nuk ndihmon asgjë: as dielli që s’pushon së rrezatuari, as qetësia që të përcjellë në çdo hap që bën, në mal, në fusha, në trotuare, në kopsht.
Sepse është koka, është mendja, është jeta ajo që thjesht trazon.
Qetësinë që mban e bart në vete… e shpërndan edhe në rrethin tënd.