E premte me punë e cila s’del të jetë asnjë punë.
Vetëm pritje, pritje, pritje me Putinin dhe një analizë të gjatë e cila po të mos ishte mirë e punuar edhe do të quhej e shkëlqyeshme në Magazin-in e FAZ-it.
E premte me punë e cila s’del të jetë asnjë punë.
Vetëm pritje, pritje, pritje me Putinin dhe një analizë të gjatë e cila po të mos ishte mirë e punuar edhe do të quhej e shkëlqyeshme në Magazin-in e FAZ-it.
Ditë kur nuk sheh asgjë rreth teje. Shpejtësi lëvizjesh, ikje nga fytyrat e njerëzve, pamje përtej staturave, dëgjime monologjesh pa fund.
Një ditë- sa një vit.
Sa një jetë.
Heshtje dhe ecje.
Zbraztësi dhe pritje.
Mëdyshjeve u shtohen mëdyshjet.
Kujtimet mbulohen me kujtime.
Dhe në fund ngjet harresa (Pas frikës.)
Biografia është një përmbledhje rastësish, vijimësia vjen nga ndjeshmëria ndaj rastësive. Prandaj edhe biografia ime mund të përshkruhet me një varg rastësish…
Niklas Luhmann: Short Cuts
Dita e parë e javës është si dita të cilën e sheh qe një vit qe një jetë dhe sërish duhet ta bësh.
Kur kalon shtigjet e oborrit të shtëpisë ku jeton, kur sheh fytyrat e ngrysura të të njejtëve shitës, kalimtarë, udhëtarë…
Dhe përfundon në strofullën ku mendon që duhet të punohet.
Pyetja është: nëse punon a dmth. që edhe jeton?
E diela e parë e edhe një Dhjetori të një viti.
Ditë dimri me shumë hapa e edhe më shumë mendime, ide, shpresa, zhgënjime, pritje…
Nëse i gëzohesh edhe një dite në ish-vendin e njëmijë e një fytyrave, njëmijë e një rrëfimeve?
Nuk ka mbetur asgjë nga njëmijë e një rrëfimet e njëmijë e një fytyrat…
As nga një!
A. & A. e ndiejnë edhe më shumë këtë ditë.
Nëse e shohin veten e tyre apo e shohin babain e tyre në qendër të “vëmendjes” e vëmendjes?
Për një çast është e dyta.
Dhe ky, ky sërish don të kujtohet … dhe është i bindur bile se kujtohet kur ta ketë parë për herë të parë dritën e parë të kësaj jete në këtë planet të çuditshëm… plot gëzim e vuajtje…
Planeti në të cilin ky vazhdon të jetojë me këtë dritë!
Dritë me hije, dritë me dritë!
Një ditë e cila seç më kujton diçka që duhet të jetë krejt e veçantë, krejt e parashikueshme, krejt e pritshme.
Ditë e cila kurrë nuk më kujton një ditë para një viti, një dekade, dy dekadash, tre dekadash, katër dekadash.. dhe gjysmën e fundit të tyre.
Dita e parë e fundit të muajit është ajo dita kur kujton që po nisë diçka që i avitet mbylljes së rrethit.
Nuk don të dish asgjë- më së paku don të dish se çfarë ke parë a përjetuar para 1 viti.