Tag Archives: Dorasit

18 Qershor

Kush flet më shumë dhe më me dëshirë? Dorasi apo viktima? Lufta e Dytë Botërore e dëshmon që janë sidomos viktimat ato që nuk flasin me dëshirë. Ka aq shumë histori për gjenocidin ndaj hebrenjëve por edhe aq pak dëshmi të të mbijetuarve sa kjo përkthehet edhe në artin e të shkruarit. Nuk  flasim për fiksion. Për dëshmi siç janë ato të Elie Wiesel, Primo Levi, Imre Kertesz. Apo edhe “hiper”dëshmi në të cilat bazohen libra dhe me këtë edhe teza (historike, shkencore?) të Norman Finkelstein apo edhe Peter Novicki…

Është e frikshme se sa të mëdha janë dëshmitë historike që bazohen vetëm në marshet dhe krimet e dorasve. Dhe në bazë të tyre rikonstruohet tërë historia e një apo edhe më shumë librave…

E kuptoj entuziazmin e Susanne Klingenstein për ribotimin e librit të hebreut Mordechai Strigler me titullin “Majdanek”. Libër ky i botuar për herë të parë në vitin 1947. Dhe kurrë më. Deri para ca javësh kur “Zu Klempen Verlag” e paska ribotuar këtë libër të përkthyer nge hebraishtja në gjermanishte.

Duhet ta shfletoj(më).

Sepse edhe mund të jetë që flet edhe për viktimat e luftërave tjera (këtyre tonave të viteve 90) dhe heshtjen e tyre. Flasim për viktimat. Jo për heronjtë (e rrejshëm).