Shi, shi, shi dhe Lucy… Një film që do të duhej ta kisha shikuar para një apo dy vitesh. Jo që është kryevepër sa janë ideja e filmit dhe mësimet që çdo shikues nxjerr pasi të ketë parë këtë krijim… ato që njeriun e bëjnë të mendojë. Për atë kushim, jemi dhe sipas gjase një ditë do të jemi. Ne jo se jo. Përfshirë edhe brezat që vijnë… Por pas disa qindra vitesh?
Tag Archives: Film
16 Mars
Është e hënë dhe e hëna prejse jetoj në këtë vend ka qenë dhe vazhdon të jetë dita e kinemave. Që i bie: çmimet e biletave janë dukshëm më lirë sesa të themi në fundjavë apo edhe gjatë ditëve tjera. Duhet të jetë edhe dita kur njerëzit më së shumti e kanë mëri të dalin. Pas fundjavave të harxhueshme dhe lodhshme.
Dhe që të vie ajo dita dhe ai çasti kur një ditë në të gjitha kinematë e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës të shfaqet një film me Autorin dhe aktorët shqiptarë nga Kosova natyrisht që s’do ta kisha pritur. Që Spiegel Online të bëjë një recension të gjatë, që Berlin Online ta ofrojë si Kino Tip të javës. Që Deutschlandfunk, Radio, gazetë e madhe dhe vogël ta ftojë lexuesin që të shkojë në Kino dhe ta sheh këtë film i cili rrëfen për luftën dhe ikjen, refugjatët dhe rrugëtimet, babain dhe birin…. Babai i Visar Morinës në kinematë gjermane me Astrit Kabashin dhe kolegët e tij.
Kjo po që përbën edhe lajm edhe gëzim.
Sepse do të shfaqet në ato kinematë sa të mëdha aq edhe të vogla. Do t’i flasë atij publikut të arsimuar dhe jo masës por për këtë opinionbërësve të kësaj kulture e këtij vendi….
Më në fund edhe pak Histori e tregim Kosove në kinema gjermane.