Tag Archives: Francë

15 Qershor

Dabei sein ist alles. Në shqip do të ishte diçka si “Të jesh pjesmarrës është e tëra”… Vetëm kjo fjali, e cila jo rrallë edhe din të keqpërdoret jo rrallë, e arsyeton pjesmarrjen e Kombëtares së Shqipërisë në Francën e Futbollit. Siç është për shqiptarët një pjesmarrje më shumë se e nevojshme në këtë event sportiv për herë të parë në histori, ashtu ishte për francezët e nevojshme edhe një fitore për t’i shëruar tërë lëngatat (politike e të terrorit) të kohëve të fundit.

 

12 Qershor

E diela si e shtuna: futboll, futboll, futboll.

Tifozëria është shprehje e identitetit por edhe reflektim i karakterit të secilit që ka vendosur ta mbajë këtë apo atë anë.

Në kohën që e jetojmë s’ka sport pa legjionarët.

Legjionarë nuk janë vetëm ata që janë në fushë por edhe ata që u mbajnë anën legjionarëve.

 

10 Qershor

Nuk mund ta lë këtë punën e vizave pa e përfunduar: nuk ka viza as këtë vit e as vitin që vjen- deri në vjeshtë.

Dhe kjo sepse thjesht gjermanët janë keq me turqët. Francezët s’i duan gjeorgjianët. Dhe të dy këta të mëdhenjë u tuten shqiptarëve të Kosovës që do të mësyejnë masovikisht drejt Evropës.

Vitin që vjen ka zgjedhje- në Francë e në Gjermani. Pa u kryer këto zgjedhje… s’ka asgjë.

Kur jemi tek Franca (e Gjermania): sonte fillon futbolli. Do t’i harrojmë vizat për ca javë!