Tag Archives: Goethe

15 Dhjetor

Dr. Philip thotë që s’ka nevojë për frikë edhe pse krisma do t’i ngjet një breshërie automatiku.

Karikatori i makinës dëgjohet derisa Dr. Philip punon rreth syve. Asistentes së tij i thotë që i duhet “Mehr Licht”.

Ua kujtoj që këto fjalë duhet t’i ketë thënë edhe Goethe para se t’i mbyllte sytë përjetësisht.

Goethe?

Goethe- poeti.

Punë prej dhjetë minutash.

Me pasoja.

Sytë u ngjajnë atyre të Luanit (Krasniqit) pas çdo ndeshjeje boksi.

 

24 Gusht

Fjalë, fjalë, fjalë… Dhe asgjë prapa tyre.

Njeriu duhet të ketë diçka për të thënë, nëse don të flasë! (Goethe)

22 Gusht

22 Gusht. Një kthim i fuqishëm i verës në  pjesën e fundit të kësaj stine. Thonë që tërë javën do mbretërojë vapë dhe njerëzit me të cilët takohem dhe bisedoj, në shumicën e rasteve pa i pyetur, nuk e dijnë, nuk janë të sigurtë, nëse po i gëzohen kësaj vape. Ndjejnë që mund të jetë vala e fundit e vapës për këtë vit.

22 Gushti është dita e fundit e këtij viti kur përfundoj punët në kopshtin e qethur nga bari…

22 Gushti është dita kur mbylli diçka dhe filloj të mendoj të nisi diçka tjetër.

Më ndihmohn Goethe me thënien e tij  që “Të pastrosh dhe pasurosh gjuhën amtare është puna më e mirë e kokave të mençura”…