Tag Archives: Java e Albanologjisë

26 Maj

Lexoj për Javën e Albanologjisë në Prishtinë.  Dhe vazhdoj ta pyes veten sesi është e mundur që të njejtët personazhe: profesorët e dikurshëm tash mes pensionit e profesionit, ish studentët e tyre që sot janë edhe profesorë edhe shkrimtarë- vazhdojnë të referojnë edhe sot e kësaj dite (vetëm) për Rilindasit, Frashërit, Nolin, Konicën Koliqin dhe  e mbyllin me Lasgushin dhe Kadarenë, Kadarenë, Kadarenë e ngapak Qosjen.  Qe 40-50 vite të njejtat mbllaçitje.

Nuk them që do të mos merreshin me ta. Por shoh vështirësi të mëdha tek ta dhe disi ndiej keqardhje: të merren me njëri-tjetrin (letërsinë e re?) e kanë zor sepse është punë renditjeje dhe me këtë edhe mërie. Të merren me tjerët mbase e mendojnë që s’ka… prandaj rrijnë aty ku janë. Në sallën e njejtë me dekorin e njejtë si në kohën kur ajo ndërtesë qe përuruar para 40 vitesh. Njejtë e njejtë e njejtë. Me temat e njejta. Dekorin e njejtë…

Dhe me mënyrën e të menduarit, shkruarit… të njejtë.

Për pikëllim.