Verbringe nicht die Zeit mit der Suche nach einem Hindernis. Vielleicht ist keines da.
Franz Kafka
Verbringe nicht die Zeit mit der Suche nach einem Hindernis. Vielleicht ist keines da.
Franz Kafka
Më vijnë dhe nuk më çudisin dy apo tre reagime për Saras-in. E kam zor të përgjigjem. Sepse e them aty: tema e mirë. Mund të shtoj: tema aq aktuale edhe në krejt botën. Edhe editoriali e arsyetimi i botueses është i duhur.
Por jam, vazhdoj të jem, i trishtuar dhe shokuar me përmbajtjen e teksteve në të. Autorëve të ftuar. Më mungon çdo gjë në ato tekste: nga përulja dhe për këtë, për të folur me plakun nga Mississippi, përmasat e dështimit (vetenak) në përshkrimin e punës… në hartimin dhe mëpas botimin e veprave dhe veprës.
Më trishton sallamadia e përshkrimeve të këtyre apo atyre autorëve shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe sidomos ata që janë larg tij dhe me këtë edhe kapen me gjuhë të mëdha të botës.
Dhe para së gjithash më mungon aktualiteti. Tema që kanë të bëjnë me temën…. Kafkën dhe autobiografinë. Apo Pessoa-n dhe shumë Pessoa-t prandaj edhe shumë autobiografitë… Pa folur për këta më të fundit: Houellebecq , Bolaño -n, David Foster Wallace apo edhe absolutisht të çmendurin, norvegjezin Knousgard…
Për shqiptarët s’dua të hyj fare. Shqiptarët shyqyr që kishin dhe kanë këtë Kadare. Tjerat janë etj. etj.
Sepse, dhe s’kam si të mos e them edhe këtë, s’ka pse të jetë letërsia më mirë se krejt shqiptarët. E krejt shqiptarët vazhdojnë të jenë prapa. Në vagonat e fundit të kohës që jetojnë.