Tag Archives: Kombëtarja

16 Gusht

Një budalla lëshon një gur në lum… dhe njëqind të mençur vrapojnë ta nxjerrin prej aty! Këtë thënie të popullit ma kujtoi sot një kolumnë e Andi Bushatit për Milot Rashicën i cili ka vendosur ta lëshojë Kombëtaren Kuq e Zi dhe të do të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Problemi: Andi Bushati nuk është edhe aq budalla. Sepse budallallëku i tij i lën prapa sidomos reaguesit e tij nga Kosova të cilët i vërsulen me edhe më shumë budallallëk po Bushatit qëllimisht të “nervozuar”.

Pak a shumë e kam pritur këtë debat i cili prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA dhe sidomos prej fitores së Majlinda Kelmendit në Rio në një formë a tjetrën kishte filluar. Dhe tashti do të eskalojë e eskalojë deri në Kulm. E Kulme do quhen përballjet e Kombëtareve të Shqipërisë me ato të Kosovës.

S’e kam ndërmend të bëhem pjesë e tyre.

Është humbje kohe. Sepse debatin me vetveten e kam mbaruar tashmë. Para fillimit të Kampionatit Europian në Francë në Kolumnat për NZZ.

15 Qershor

Dabei sein ist alles. Në shqip do të ishte diçka si “Të jesh pjesmarrës është e tëra”… Vetëm kjo fjali, e cila jo rrallë edhe din të keqpërdoret jo rrallë, e arsyeton pjesmarrjen e Kombëtares së Shqipërisë në Francën e Futbollit. Siç është për shqiptarët një pjesmarrje më shumë se e nevojshme në këtë event sportiv për herë të parë në histori, ashtu ishte për francezët e nevojshme edhe një fitore për t’i shëruar tërë lëngatat (politike e të terrorit) të kohëve të fundit.