Çdo gjë që njeriu përjeton, sheh, komenton i ngjet një përsëritjeje të çuditshme.
Dhe nga krejt këto njeriu provon të diferencojë a ndajë diçka që del përtej ndarjeve a diferencimeve në fjalë. Në këtë të shtunë në të cilën kam kohë me bollëk shoh e dua t’i ndaj dy gjëra që më bëjnë përshtypje.
Së pari vizitën e Ed Ramës në Washington.
Mënyra sesi ky e shet pritjen që Njëshi i botës- Obama i bën. Edi me njerëzit e tij e shesin si thyerje protokolli kur Obama nuk pret që të futet në takim me Biden-in dhe faktin që takimi zgjati një orë e shtatë minuta. Por edhe futjen në Zyrën Ovale. Them që të dy këto Elemente janë të rëndësishme. Por ajo që Edi me njerëzit e tij nuk e shesin, nuk dijnë ose nuk duan këtë nuk e di, është ajo pamja e tij përballë Obamës e Biden-it në tavolinën e punës. Në atë tavolinë pune nuk kam parë shqiptarë kurrë. Dhe ajo tavolinë pune më bën disi të kujtoj që më në fund edhe shqiptarët kanë filluar të punojnë diçka. Përtej fotografive dhe përfoljes së tyre s’më kujtohet të kem parë burrështetas shqiptar me njerëzit e tyre ulur në tryeza punes me shefat e shtetit më të fuqishëm të botës. Pra, përtej fotove në ceremoni e takime kurtoazie.
Krejt këto ndoshta edhe nuk do kishin vlerëë po të mos lexoja dikund për xhelozinë dhe krenarinë e divave të gazetarisë shqiptare. Xhelozinë e Blendit dhe mburrjen e Batonit. I pari për pamundësinë të ishte me Edin atje dhe i dyti për të kundërtën: praninë e tij atje!
Edhe një diferencim a ndarje: mënyra dhe me këtë edhe zemërgjerësia me të cilin Perlentaucher i jep hapësirë konkurrencës së re, Tell- Review…
Kthehem tek Kakfa: kultura të vogla, kultura grindavece.
Dhe them: kultura të mëdha, kultura që kanë vend për të gjithë. Pa përjashtim. Nga lagjet fshatrat e thella deri tek megaqendrat. Qofshin ato reale ose edhe virtuale.