16 Maj, 2017: dita e parë e ngrohtë e këtij viti. 23 Gradë.
Tag Archives: Maj
19 Maj
Para disa ditësh në këto lëvizjet që mbetet pak prej tyre, fare pak, në një cep reklame, gazete, libri apo edhe ideje duhet ta kem lexuar një mendim të dikujt që e tëra në këtë jetë është të provosh të lëvizësh pikën e shikimit/vështrimit/vëzhgimit.
Dhe nga ai çast do të ndryshosh edhe mendimin (për temën/temat).
Mund të jetë. Sepse s’ka si të jetë ndryshe kur nuk ndjen fuqi të merresh me të tjerët. Merresh me ta dmth. provon të jesh më i mirë se ata. Por edhe provon ta ndryshosh pikën e vëzhgimit për ta, që i bie të provosh të shikosh nga këndi i ndjesisë/jetës së tyre dmth. edhe t’i arsyetosh për atë që bëjnë apo nuk bëjnë.
Mes nuk ka.
Prandaj them: më së miri të merresh me veten. Dhe disi të jetosh mes këtyre dy brigjeve: sa herë flet me veten dhe ndjehesh që s’të vete mirë- e ndërron pikën e shikimit. Dhe mendimit. Për veten. Pastaj i kthehesh pikës tjetër. E kështu me radhë.
Jo edhe aq ngushëlluese. Megjithatë je me veten. Edhe më saktësisht: mes vetvetes. Asaj e kësaj ane.
24 Prill
E diela me pranverën e cila shporret dhe i lëshon vendit shiut, ajrit të ftohtë dhe grisë, grisë, grisë.
Ditë që florës dhe faunës i japin ujëra që në majin që po vjen me siguri do të jenë të nevojshme të ketë sa më shumë gjelbërim.
Është Prill. Gjermanët thonë Prilli bën çfarë të dojë. Francezët thonë: të jenë tre Prilla me mot të mirë dmth. që ka ardhur koha të vdesësh.