Tag Archives: Muslimanët

9 Korrik

Lexoj një letër të Mehmet Krajës të cilën ua adreson “Muslimanëve të Facebookut”.  Qërim hesapi me atë masë amorfe kryengritësish virtualë të cilët s’e lënë rehat një njeri të gjallë që shpreh kritikë ndaj kampanjave të tyre.  Duhet ta harxhoj pak kohë dhe lexoj reagime të miqve, kolegëve, njerëzve që më shumë se të lehtësuar i aplaudojnë Krajës. Apo edhe japin versionet e tregimeve të tyre për temën një fjalë.

I ngjet një freskie verore ky intervenim i Krajës.

Ndjej pak keqardhje pse s’ka fronte të tilla në Prishtinë a Tiranë kundër asaj mase amorfe, kundër atyre xhihadistëve që shkruajnë në shqip dhe s’e dijnë as çfarë është xhihadi dhe as s’e kanë të qartë se çfarë duan e ku duan të dalin.

Interesante me këtë rast: tekstin e Krajës e shoh si një shuplakim që u bën dhe shtresën e tij e çon një shkallë mbi ta.

Mëkat që edhe ky tekst do të përfundojë aty ku u nis. Me aplaudimin.

Mëkat sepse do të ishte ky një rast i mirë që letrat të nxirren në tavolina: dhe siç do ta donte një diskurs i mirëfilltë europian tashti do të duhej filluar të flitet se kë e kush janë baballarët dhe ustahët intelektualë të këtyre muslimanëve të Facebook-ut? Nga cili mes vijnë ata? Kanë prirje të majta apo djathta? Janë nga vetëm xhamiat e të premteve apo ka prej tyre edhe në katedra profesurash? Janë nga Prishtina e Tirana apo edhe qytetet e mëdha të Kosovës? Cila shtresë dhe  cili politik i ushqen më shumë? Etj. Etj.

S’është detyrë e Krajës t’i gjen sepse ua thotë që janë të të gjithë krahëve.

Dhe zor që ndonjë profesor do ta trajtojë këtë temë edhe nga këndi socio-psikologjik…

Sidoqoftë, veç titulli i tekstit të Krajës e çel shtegun se ku gjinden. Fatkeqësia: ata do vazhdojnë të jenë aty. Kurse shteti nuk i kap. Siç në shtete e shoqëri tjera do të bëhej.

Sepse edhe në, apo sidomos në, kaosin e Facebook-ut do të ishte më së lehti të kapeshin…