Tag Archives: Napoleon Bonaparte

15/01

15.01.2017

08:40

Budallallëkun e Serbisë me Trenin që e nisi dje… më së miri ndoshta e shpjegon thënia e këtij burrit francez:

Image-1

15.01.2017

22:40

Mesdita në Tajlandë dhe malet e rrethinave të Stuttgartit. (Restorant dhe shëti).

Pastaj siesta pa ëndërra.

Mbrëmje me vazhdimin dhe episodet e fundit të The Man in the High Castle.

Një serial që s’don koment sepse është thjesht e pamundur të komentohet. Me apo pa dije për historinë, me apo pa prapavinë për atë që njerëzimin mund ta priste, me apo pa dije për ndikimin e Zotërave të rastësisë e dashurisë… ky film i krijon realitetet e veta të se cilat secilit që futet në botën e Juliana-s, Smith-it, Tagomi-t apo Kido-s, Hausmann-ëve… Perandorisë naziste apo asaj japoneze, të tashmes apo shkuarës… secilit pra i japin pak më shumë jetë. Përtej vuajtjeve të së shkuarës, tashmes dhe ardhmes…