Tag Archives: Navid Kermani

12 Shkurt

Nuk preferoj të lexoj recensione për libra, filma, seri televizive, ekspozita, shfaqje teatrore… para se t’i kem parë. Sepse ndikojnë.  Edhe kur nuk don ato munden të ta thyejnë rrugën drejt kinos apo teatrit e galerisë. Apo edhe të të shtyejnë të mos e hapësh fare librin. Thjesht e parkon dikund në morinë e atyre që “duhet” t’i lexosh në tavolinën e punës. Apo morinë e tjerave në vitrinë…

Prandaj sot nuk përtoj ta lexoj një recension të Joachim Frankfurt në “FAZ”.  Fjala është për fituesin e Çmimit të Paqes gjermano-persianin Navid Kermani “Shtigjeve të refugjatëve drejt Europës”…  Kermani, ylli i vjeshtës në piadestalin letrar gjerman pak para se ta mbante fjalimin e tij në Kishën e Shën Paulit kishte udhëtuar për disa javë me radhë nëpër Ballkan. Bashkë me refugjatët që e rrahin në këmbë këtë pjesë të tokës së Evropës për të mbërritur në Gjermani apo për të udhëtuar më tej në Skandinavi a Beneluks.

Rrëfime tronditëse. Përshkrime të sakta. Histori të trishta. Përtej përditshmërisë gazetareske. Thellë në historinë e re por edhe të moçmen të njerëzimit… Migrime të dhunshme me nevoja imediate. Me një gjuhë të thjeshtë por edhe ton që kalon patosin e dhembjes njerëzore.

Pajtohem me çdo shkronjë të kritikut.

Kjo harmoni mes lexuesit të librit me kritikun është thjesht një fat. Që nuk ngjet çdo ditë.