Tag Archives: Neue Zuercher Zeitung

15 Prill

Truri i njeriut që jeton me dy e më shumë gjuhë e dy kultura duhet të jetë si puna e tastierave që me një të prekur ndërrohen nga një e prekur e sustave. Sustave kur shkruhet e gjuhës kur flitet.

Marrë shumë mesazhe nga miqë e të njohur për kolumnën e parë të sportit në Neue Zürcher Zeitung. Janë gjermanë, zviceranë, bashkëvendas nga Stuttgarti. Prej shqiptarëve, sustës tjetër pra, pak… shumë më pak.

Disa e kanë kuptuar qëllimin e tezes së vjetër (Die Alte Tante) zvicerane: autorë të vendeve pjesmarrëse në EM në Francë, nga këndi i tyre të shkruajnë (edhe) për sportin, futbollin, por para së gjithash kulturën e vendeve të tyre.

Siç edhe e don rendi: kur del një tekst, më nuk është i yti.

Duhet menduar për vazhdimet në maj. Kam dhe s’kam kohë.

Si për çdo gjë në këtë botë e këtë jetë.