Tag Archives: Panairi i Librit

13 Qershor

Më në fund arrij të lexoj diçka për Panairin e Librit në Prishtinë. Thonë gazetat: 40.000 vizitorë, çmime për autorë viti, përkujtime e suksese, suksese dhe sërish suksese.

Pse jo? Në një vend ku armiqtë më të mëdhenjë të librit janë politikanët por për këtë edhe manipuluesit më të mëdhenjë të shkronjave (të cyber-it) janë po politikanët vërtet që është sukses.

Sepse 40.000 njerëz përkthyer me numra librash atëherë duhet të jenë disa mijëra libra të shitura. Nëse vetëm për Panair shiten libra sa për një vit nëse kihet parasysh numri i librarive dhe “pikave të shitjes” (si karburantet apo çokollatat)?

S’kam ide.

Ashtu siç nuk kam ide se çfarë dmth. autorë shqiptarë, shtëpi botuese shqiptare, panair libri shqiptar (në Prishtinë, Tiranë, Pejë a Sarandë)…

 

8 Qershor

Lexoj për Panairin e Librit në Prishtinë. E di që herë para  e prap shpinde shahen: organizatorët, politikanët, prania e librave fetarë… Disi nuk shkojnë ato sharje e piskama. Herë të heshtura e herë të zhurshme. Megjithatë qe 18 vite ekspozohet libri. Shitet libri. Blihet libri. I kujt e nga kush s’ka aspak rëndësi.

Sepse po të shikohet teposhtë- ka edhe më zi… edhe shumë më keq.

Kosova e korruptuar në të gjitha fushat poqese do të ishte (në çka nuk dyshoj) e korruptuar edhe në këto punët e librit- s’do të bëhej kijameti.

Kryesorja: shkruhet libër shqip në Kosovë, lexohet libër shqip në Kosovë.

Nëse diçka do të mbetet?

Do ta dëshmojnë vitet e dekadat që vijnë.

Tekefundit: secili autor, botues e lexues e vulos kohën që jeton…