Tag Archives: Panama

5 Prill

E kam të zorshme ta kuptoj këtë punën e Panama Papers.

Nuk kam si të mos mendoj në dy gjëra:

Së pari në  filmin e mrekullueshëm “Rrobaqepësi nga Panamaja” /The Tailor of Panama- me Pierce Bosnan Geoffrey Rush/.

Së dyti: nga mendja nuk më shqitet as mendimi Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-Shefi i SHIK-ut, në njërën prej vizitave të tij të para ia kishte mësyer Panamasë. Emra Kosove nuk shihen tash për tash në këto lista. Mund të jetë që është veç një rastësi e qëndrimit të tij në Panama.

Apo kjo mungesë e shqiptarëve në Panama Papers flet edhe për një mos ecje me kohën… S’ka rëndësi.

Ashtu siç nuk do të ketë rëndësi kjo temë për botën e jetërat tona as pas ca javësh.

Jeta vazhdon. Të pasurit dhe me këtë edhe ata që ndikojnë në jetën tonë, paqen e luftën, mirëqenien e varfërinë, kanë qenë, janë dhe do jenë: të paprekshmit.

Krejt puna është veç si të tregohet, dhe me këtë edhe dëshmohet: tirania e tyre në epokën që jetojmë.