Tag Archives: Papa

17 Prill

Ky Papa Françeksu është më simpatiku prej Papës Gjon Palit.

Por kanë një dallim të madh. Jo vetëm pse ky tash është latinoamerikan kurse Gjon Pali ishte polak.

Papa Gjon Pali nuk vraponte pas sëmundjes. Ai thjesht donte ta hiqte sëmundjen qafe. T’ia shkurtonte jetën. Ta shfaroste nga faqja e dheut (gjë që edhe e arriti).

Françesku, derisa e shoh me refugjatët në Lesbos të Greqisë, ma ngjall atë ndjenjën që vrapon pas sëmundjes dhe sëmundjeve të njerëzimit.

Me një fjalë: Gjon Pali nuk u dorëzua kurrë.

Ky, Françesku, është i dorëzuari dhe dëshpëruari.