Tag Archives: Picasso

3 Mars

Ekranet e mbushura me reklama. Nga aspirinët të të cilëve tash disa ditë nuk u shqitem dot, përmes grishjeve për pushime të volitshme verore dhe deri tek thëniet e mençura të të mençurve.

Më bien në sy dy. Njëra është e Tucholsky-t i cili thotë se “për mendjen e shëndoshë të një njeriu duhet të ezsistojë një shportë e mbushur plot e përplot”. E ka fjalën për mendjen/punën e intelektualit. Njeriut kreativ. Them se ka të drejtë. Një mendim i shkruara para gadi 80 vjetësh. Hebreu i papërshtatshëm i Gjermanisë i cili kurrë s’i la Republikat (as atë të Weimarit e as të Hitlerit) rehat. Them se kur ka folur për ato shporta atëherë edhe i ka patur të mbushura vet. Shprehimisht. Sepse në kohën e Tucholsky-t megaproduktiv, maqina e shkrimit duhet të ketë qenë diçka si kompjuteri sot. Dmth. një risi. Një mjet pune fantastik me të cilin çdo gjë dhe sidomos produktiviteti dhe shpejtësia.

Dhe arrihej përjetsia. Si me atë thënie.

Imagjinojeni të jeni pa shportë në pc-në, tabletin apo Smartphone-in tuaj…

Nuk më shpëton as një thënie e Picassos që e lexoj aq shpesh në ekranet e mëdha.

Në dashurinë e dy njerëzve e tëra ka të bëjë me posedimin. Që i bie: ai/ajo që posedon më shumë edhe don më shumë.

Keq që s’e kanë dhe Pessoan. Ai që të don shumë edhe të lodhë shumë.

E plotësojnë njëra-tjetrën.