Tag Archives: Pranvera

21 Prill

Duhet të ketë qenë dita e parë e këtij viti kur fillon ai shoqërimi i parë, shoqërimi i madh dhe gjatë me qiellin aq të kaltër dhe diellin e ngrohtë.

Kujt duhet t’i jesh mirënjohës për ndjeshmërinë që moti i mirë, pas grisë prej muajsh të tërë e ndjen kaq shumë një ditë të parë, të mirë, pranvere?

Atyre që të kanë sjellur në këtë botë e jetë? Vetvetes që mendon (ke ndjeshmëri?) për këto e këso fenomenesh?

Apo ketë qenë kjo një xixë, një shkëndijë drite e ngrotësie kur sheh edhe grinë e shkuar por sidomos atë që do vie, me të moçmen?