Pranvera na e bëri me sy dje dhe iku me shpejtësi marramendëse sot.
E premte me shi dhe gri që i ngjet një fundtetori a fillimnëntori.
Edhe 24 orë.
Pastaj, pastaj thonë mediat sërish hyjmë në zonën e dritës, luleve, teshave të verës, tarracave, cicërimës së zogjëve,
Të gjitha këto të njohura dhe tashmë qe katër dekada e gjysmë të përjetuara. Gjithmonë ndryshe por edhe njësoj. Pa e ditur kurrë atë vijën e hollë të dallimit që frikëson kur veç e mendon. Nga gjendja shëndetësore e deri tek zbraztësia e cila s’ka si të mos jetë dominante në një ditë fundvjeshte a fillimdimri në pik’ të Pranverës.