Tag Archives: Prill

19/04

Trupi dhe truri kthehen në dimër.

Borë mbi çati. Zogjtë e frikësuar. Bulëzat e pemëve të tkurrura. Qielli i trazuar.

April, April, der macht was er will!

24 Prill

E diela me pranverën e cila shporret dhe i lëshon vendit shiut, ajrit të ftohtë dhe grisë, grisë, grisë.

Ditë që florës dhe faunës i japin ujëra që në majin që po vjen me siguri do të jenë të nevojshme të ketë sa më shumë gjelbërim.

Është Prill. Gjermanët thonë Prilli bën çfarë të dojë. Francezët thonë: të jenë tre Prilla me mot të mirë dmth. që ka ardhur koha të vdesësh.