Tag Archives: Shi

24/07

Kthimi i vjeshtës në pikë të verës.

Ditë kur s’duhet të dalësh dhe duhet të marrësh sa më shumë… frymë, frymë, frymë.

Shkronja. Shi. Shkronja. Shi. Shkronja. Shi.

01/05

E hënë. E para ditë e muajit Maj.

Me shëti (të gjata) në male, fusha, troturare… nëpër shi që s’pushon tërë ditën.

 

28 Maj

Mes shiut e diellit- fiton i dyti. Aq fiton sqaqë në orët e vona të pasdites nuk pushon tërë natën. Dhe kjo dmth. që çdo plan që njeriu bën duhet ta kthejë prapa apo edhe rishikojë. Fundjavë pranvere që të kthen në  një vjeshtë të trishtë.

 

14 Shkurt

Shi i pafundmë. Mot që ta shpif. Dhe shëti e cila është tjetër kur rrushkujt e akullt që bien nga qielli të plasen në kokë e fytyrë si ca cifla xhami të cilat sikur duan ta prejnë fytyrën me fuqinë që kanë.

Jo gjithmonë shëtia është relaksim. Pushim.

Kjo e dielë nuk ishte.