Shkronja, shkronja, shkronja.
Lumenj kujtimesh, oqeane me fantazi… bregu askund në horizont.
Shkronja, shkronja, shkronja.
Lumenj kujtimesh, oqeane me fantazi… bregu askund në horizont.
Dymbëdhjetë Korrik.
Shkronja, shkronja, shkronja.
Kur nuk don të shkruash as edhe një fjalë të vetme… a dmth. që edhe këtë duhet ta shkruash?
Të presh barin në kopsht dhe të shkruash shkronja në faqen e bardhë të letrës (elektronike)- është pak a shumë e njejta gjë.
Janë shumë, tmerrësisht shumë.
Fije bari që duhen hequr.
Shkronja që duhen shkruar.
Pa asnjë shkronjë të shkruar dmth. pa as edhe një pamje as ndjenjë të jetuar!
Përfshirë edhe këto këtu në këtë çast.