Tag Archives: Sinagoga

12 Maj

Një burrë 60 vjeç. Katër gra të moshave të ndryshme. Dy i kanë mbi 50 vjeç. Një duhet të jetë 30 vjeç (dhe është shtatëzënë) dhe e fundit rreth 20 vjeçe.

Kanë bërë një rreth dhe mbajnë njëri-tjetrin në krahëror. Pesë qenie njerëzore bëjnë një rreth. Me sy të mbyllur dhe përshpëritje të lehta buzësh flasin.

Luten.

As në Kishë as në Xhami as në Sinagogë.

Në peronin e trenave të Stacionit të trenave.

Nëse kjo lutje dallon nga të atyre që njerëzimi sot i sheh e përjeton si kërcënim?