Tag Archives: Sport

15 Mars

I shkallmuar. Dhe lehtësuar. Më në fund e mbaroj tekstin e gjatë për Sportin e Luftën.  Lexime e rilexime, lekturime e rilekturime… Të bështë tekst të shkurtër (20 faqe) dmth. të futesh në një sprint i cili njeriut mund t’ia merr shpirtin. Të shkruash libër dmth. t’i futesh një maratoni nga i cili mezi del i gjallë. Nëse arrin ta çosh deri në fund atë vrap, atë ecje të ngadalshme.

Do kalojnë edhe ca muaj derisa ai tekst të botohet në gjuhët e kësaj europe.

Kam frikë t’i kthehem edhe njëherë edhepse kam kohë- edhe këtë javë.

Një kthim në një tekst që e punon për disa javë dmth. një kthim në metoda të moçme.

Prandaj ose sërish nga fillimi- ose e lëmë ashtu. I them vetes. I pavendosur.  Si gjithmonë.