“Malli i shtampës” i Ernest Koliqit te “Shejzat”. Nuk është që më shkruhet dhe sidomos komentohet. Pothuajse një vit të tërë s’kam komentuar gjë për publikun shqiptar.. Atë gjermanofolës po- edhepse shumë rrallë.
Autorët janë sikurse fëmijët. I gëzohen çdo lavdi. Sepse veç lavdia ua jep atë ndjenjën zor të përshkrueshme prej fëmiut. Secili që thotë diç tjetër gënjen.
Po si të bëhet me ata që qëndrojnë prapa botuesve? Përkthyesit-nëse përkthehesh në gjuhë tjera. Botuesit- nëse bën libra, revista apo të dyja së bashku.
Më vijnë disa porosi që kam një tregim në “Saras”. Revistë në gjuhën shqipe që bëhet në Tiranë. E bën Alda. Duke menduar në të këto ditë- dhe herën e fundit kur e kam takuar- duhet të së paku 10 vite… në një email për 20 njerëz marr edhe revistën në email. I falemnderohem shkurtimisht por nuk i tregoj edhe ashtu që e përcjelli punën e saj. Punën e saj? Më shumë se punën. Në turbo shoqërinë shqiptare të bësh libra të mrekullueshëm të top-autorëve shqiptarë dhe botërorë. Të bësh edhe revistë mujore për letërsi (!) në këtë shqiptarinë e sotme është sikurse të mbash mbi supe atë gurin e mëkatit rreth e rrotull- jo një kishe a xhamie por një bordeli publik që i thonë politikë. Alda e heshtur por këmbëngulëse. Gjithmonë në prapavi por për këtë e paeupur në ndarjen dhe botimin e asaj që mendon se i duhet lexuesit- në shqip. Nuk e kam idenë se ku e ka marrë atë tregim të cilin e kam shkruar para se e sa vitesh. T’ia kem dërguar? Ta kem botuar dikund para sa e sa vitesh? S’ka asnjë rëndësi.
Kur jemi tek Saras-i. Marr e lexoj edhe njëherë eseun e Anilës për “Dita Ditës” të Terézia Mora-n. Më në fund. NJë punë disa vjeçar e Anilës për ta përkthyer në shqip këtë vepër kaq të rëndësishme e cila bile tek Alda gjen publik përmes Anilës. S’e besoj që do ta lexojnë shumë njerëz. Dhe kjo s’ka shumë rëndësi. Le të jenë edhe 20 lexues të cilëve… posa ta kenë mbyllur kapakun e fundit të “Dita Ditës” do ta shohin që në jetën e tyre ka ngjarë diçka e re dhe rrallë e përjetuar më parë: do të ishin më të varfër po të mos e kishin lexuar “Dita Ditës” të Terézia Mora-s.
Në tavolinë e kam eseun e fundit të autores gjermano-hungareze. Nuk është një por janë disa. “Nicht Sterben”.
S’ka vdekje. Dy A-të janë një shembull që s’ka vdekje. “Malli i Shtampës” s’len dot.