Tag Archives: Turqia

20 Korrik

Ajo që Erdogani po bën në Turqi është shumë e thjeshtë: puçin pas puçit. Çdo shpjegim tjetër për spastrimet do të ishte jologjik dhe naiv.

Prandaj: mes demokracisë perëndimore dhe autokratizmit turk duhet zgjedhur e para. Vetëm se e para është me ngjyra cinizmi. Siç autokracia e Erdoganit po shkon drejt diktaturës.

Pse cinizmit? Sepse kur shoh e lexoj që Wikileaks boton 300.000 e-mailat e AKP të Turqisë- atëherë ne, si shoqëri dhe opinion perëndimor edhe u gëzohemi këtyre zbulimeve. Për Turqinë.  Përfshirë edhe politikanët e Berlinit e Washingtonit, Londrës e Parisit. Të gjithë këta s’pritojnë të shërbehen me këto depesha.

Por kur WikiLeaks boton zbulime të partive perëndimore… atëherë vjen deri tek (gadi) linçimi i platformës në fjalë. Ky po që është cinizëm…

Sa për Turqinë: them që Turqia po niset drejt pakistanizimit që perëndimi do t’i bëjë këtij shteti. Amerikanët dhe europianët s’po shohin dhe s’do të shohin më në Turqinë partnerin për luftimin e terrorit por problemin dhe burimin e rekrutimit… Prandaj edhe izolimi.

Kaq për sot.

15 Korrik

Dy ngjarje të cilat zor që lidhen me njëra-tjetrën por për këtë vërtetojnë absurdin e shpresave (të kota) që mund të jetë më mirë, do të bëhet më mirë.

Kamionin që në Nizza e nget një i çmendur dhe i cili në Promenadë vret dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe armët në Turqi të cilat duan ta heqin Presidentin për ta bërë një tjetër janë vërtetimi më i mirë: njerëzimi kurrë nuk mëson.

Ruchloser Optimismus. (Schopenhauer)