Tag Archives: Uefa

4 Maj

Java e Kosovës.  Shteti më i ri dhe shteti më i izoluar por edhe korruptuar në Evropë pranohet në UEFA dhe më në fund vjen edhe vendimi i “Qeverisë” Europiane që të rekomandohet liberalizimi i vizave për qytetarët.

UEFA i hap rrugën vendit për pranim në FIFA. Rekomandimi i Komisionit Europian hap rrugën që Parlamenti Europian dhe Ministrat e Brendshëm të BE-së (Schengenit) të votojnë për datën dhe me këtë edhe ditën e udhëtimit të qytetarëve pa viza.

Këto dy padrejtësi të mëdha që u janë bërë qytetarëve të Kosovës i shoh dhe para së gjithash ndjej si gëzim për miqtë e të afërmit në Kosovë. Në shkronja, fotografi, mesazhe e urime…

Me të drejtë.

Po të mos ishte ky skepticizmi që kam: mirë kështu… por çfarë të bëhet me hapjen e kutisë së pandorës. Të jesh në FIFA dmth. të kesh para edhe logjistikë (stadiume, terrene sportive, skuadra…).  Të kesh mundësi për udhëtim dmth. të kesh edhe punë, para, motiv të udhëtosh në Europë.

Ironia e madhe: klasa politike e cila vetes ia atribuon këto suksese. Askush nuk pyet për vonesat e deritashme. Dhe askush nuk pyetet sa të vështira do të jenë këto shtegtime drejt barazimit të vërtetë, të mirëfilltë, me rajonin dhe Evropën.

Ndoshta edhe më mirë që s’pyetet askush.

Sepse përgjigje nuk ka. Dhe do të duhen vite derisa ajo të gjindet.

Learing by doing. Duke parë, duke bërë…