E shtuna e pushimit pa fund.
E shtuna e vjeshtës me lagështi dhe pak, fare pak trishtim.
S’ka rrëfime dhe s’ka fantazi.
E shtuna e pushimit pa fund.
E shtuna e vjeshtës me lagështi dhe pak, fare pak trishtim.
S’ka rrëfime dhe s’ka fantazi.
Nuk ka asgjë që njeriut ia prish fundjavën pos nëse ai don që këtë t’ia bëjë vetvetes.
Vjeshta, sidomos vjeshta ta jep mundësinë të ballafaqohesh me natyrën dhe ndryshimin e saj radikal. Nga oborri kur sheh gjethet e lisave që marrin ngjyrë tjetër dhe bëhen gadi të shkojnë deri tek qielli i cili mbulohet nga retë gri të cilat me fuqinë e tyre sikur duan të të tregojnë që nuk e kanë ndërmend të shkoqen prej aty edhe muaj e muaj të tërë.
Një përsëritje me të cilën jeton prejse din për veten.
Një përsëritje e cila do të ngjajë edhe pasi të mos jesh poshtë tij.
Qiellit.