Tag Archives: Wim Wenders

15 Maj

Sa herë jam në Berlin mendoj në “Der Himmel über Berlin” të Wim Wendersit…. Ajo përzierja e çuditshme e ngjyrave të qiellit nga gri në blu dhe anasjelltas. Grija e frikshme dhe bluja më e fortë se kudo që e kam përjetuar në këtë jetë.

Ka plot gri në qiellin e Berlinit këto ditë. Por bluja mbizotëron. Frikshëm e fortë si ky vend e këta njerëz.

Ende nuk jam i sigurtë. Ai dyzimi në marrëdhënien me këtë qytet: më së paku turist e më së shumti i huaj në Mitte… Sidomos në mes ku janë turistët por edhe politika, historia, kultura, edukimi, mediat… dhe kujtimet…